Ministri i Italisë për Çështjet Evropiane, Vincendo Amendola, ka deklaruar se Italia është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deklarata e ministrit italian vjen në prag të vendimit të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave të dy vendeve fqinje.

“Synimi i Italisë është që të hapen negociatat, si me Shqipërinë, ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut. Nuk ka mbështetje për të ndarë vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar ministri Amendola.

Ndërkohë, sot në Luksemburg po zhvillohet Samiti i Këshillit të Bashkimit Evropian, ku janë mbledhur ministrat e Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare të BE, të cilët pritet të marrin vendimin final për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb