TEPELENE

Një 46-vjeçar  me iniciale K.M banues në Tiranë ka rënë në prangat e policisë për akuzën e trafikimit dhe posedimit të lëndëve narkotike. Sipas policisë, në operacion janë  sekuestruar rreth 35 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, në formë çokollate si dhe 14 kubikë të kultivuara me fara kanabis në shtëpinë e tij në fshatin Turan.

“ Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni i koduar “Përpunimi”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër. Sekuestrohet rreth 35 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, një pjesë në formë çokollate si dhe kubikë të kultivuara me fara kanabis Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi K.M dispononte lëndë narkotike të cilën po e përpunonte në formë çokollate, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është organizuar dhe finalizuar operacioni “Përpunimi” Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K.M., 46 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Turan, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa (ku 1.6 kilogramë ishte në formë çokollate), si dhe 14 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis”-njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb