Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy ish-vartësit e ish-kreut të RTSH-së, Thoma Gëllçit, Ervin Murja e Julian Tapia. Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Çela, pas kërkesës së dy ish-anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave për shuarje të masës së sigurisë.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ata u arrestuan per shkelje te barazise ne tendera ne lidhje me një tender me vlerë 87 milionë lekë për ndërtimin e RTSH Agro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: