BRITANI E MADHE – Dukesha e Kembrixhit bëri shfaqjen e saj të parë publike që prej shpalljes së shtatzënisë së tretë muajin e kaluar.35-vjeçarja, e cila nuk është parë në publik që nga 30 gushti, u bashkua me Princin Uilliam dhe Princin Harry gjatë një pritje të organizuar në Pallatit të Buckinghamit.

Ajo dukej e ndriçuar në një fustan ngjyrë blu në vlerë prej 795 paund të markës “Temperley London”. Një ndihmës mbretëror zbuloi gjatë mbrëmjes së sotme që dukesha ende vuan nga hyperemesis gravidarum (HG), por tha se gjendja e saj po përmirësohet. 35-vjecarja ka kaluar të njëjtën gjë, pra marrje mendsh dhe të vjella edhe me dy shtatzënitë e para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: