Sampdoria është kthyer në një pistë konkrete, një mundësi reale që Gianni de Biasi të rikthehet të drejtoj një skuadër pas aventurës së shkurtër te Alaves në La Liga. Pengesa më e madhe për tu ulur në stolin e ekipit xhenovez është Rino Gattuzo i cili është opsioni i parë dhe më i preferuar nga drejtuesit e klubit.

Gennaro Gattuso 1
Gennaro Gattuso 1

Nëse Gattuso refuzon këtë ofertë atëherë, De Biasi mund të rikthehet të drejtoj në Serie A. Sampdoria është një opsion që me sa duket josh ish trajnerin e Kombëtares shqiptare, por italiani si gjithnjë është me këmbë në tokë kur bëhet fjalë për oferta dhe sondazhe. Hapi i parë konkret ishte dreka që De Biasi zhvilloi me drejtorin sportiv të klubit, Carlo Osti, kaq ka mjaftuar që mediat italiane të insistojnë për ti marrë një koment:

De Biasi
De Biasi

“Ishte një drek mes miqsh ku sigurisht folëm dhe për punë. Mos më thoni tani do jem un trajneri i ri i Sampdorias, nuk do ishte korrekte. Shoqëria është duke bërë vlerësime, po sheh për kandidatët e mundshëm, kaq më mjafton për tu ndjerë i vlerësuar. A e kam ndjekur Samp këtë periudhë? Thuajse gjithnjë, pasi kjo është puna ime, të shoh gjithë ndeshjet dhe të jep i azhurnuar. Me presidentin Ferrero në fakt nuk kam folur kurrë”, u shpreh De Biasi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb