Chelsea dhe Napoli duket se kanë zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet tyre dhe shumë shpejt pritet që Mauricio Sarri të emërohet trajneri i ‘bluve’. Gjuha e përbashkët mes palëve është arritur për 4.4 mln paund, pavarësisht se Napoli fillimisht pretendonte 8 mln euro.

Thuhet se zyrtarizimi është çështje orësh, por mund të zgjasë edhe pak ditë.

Gjithsesi nga Napoli me këtë marrëveshje nuk pritet të largohet vetëm Sarri, por edhe i besuari i tij, Elseid Hysaj. Mediat italiane shkruajnë se Napoli do të heqë dorë nga klauzola e shqiptarit dhe mund të futet në bisedime me ekipet në varësi të ofertave që ato do të bëjnë.

Kjo lë të kuptohet se Hysaj mund të largohet edhe për një shifër më të vogël se 50 mln euro. Klauzola është e vlefshme deri më 5 korrik dhe cilido ekip, në rastin kur dikush tjetër nuk e ka paguar atë shumë, mund të negociojë me Napolin për shërbimet e shqiptarit në varësi të kërkesave të italianëve apo edhe dëshirës së futbollistit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb