Analisti Genc burimi i ftuar në News 24, foli rreth situatës së opozitës por edhe mazhorancës. Ai u shpreh se nëse ndërkombëtarë do të kishin mundësi që ta zëvendësonin Ramën, do ta bënin por nuk shohin njeri tjetër në PS që mund ta zinte vendin e tij dhe kjo është paralajmërim edhe për PD, e cila duhet të marrë veten dhe të rinohet, ata nuk duhet të kandidojnë për kryetar të PD, sërish Berishën.

Më tej Burimi thotë se drejtësia e SPAK, vihet në pikëpyetje në momentin që Berisha është nën masën arrest me burg, por ende nuk ka një akuzë konkrete çka do të thotë se është e vërtetë ajo që ka thënë Arben Ahmetaj se asgjë nuk ndodh në vend pa miratimin dhe vendimin e Ramës, përfshirë këtu edhe çështjet e drejtësisë.

Burimi: 

Qënka e vërtetë ajo që ka thënë Arben Ahmetaj, se në Shqipëri asnjë gjë s’mund të bëhet pa pëlqimin e Rmaës dhe pa vendimin e tij edhe në dosjen e Berishës ku nuk ka asnjë akuzë konkrete, kjo është një arsye që të vihet në pikëpyetje drejtësia.

Po të kishin mundësi që Rama të zëvendësohej sot dhe urdhri ti jepej SPAK, do bëhej.

Por ky është problem se nuk ka me kë të zëvendësohet, nuk ka asnjë figurë që ta zëvendësoje, PD po ashtu duhet të rinovohet dhe të mos kandidojë për kryetar Berishën”, tha Burimi.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: