TIRANË

Oltion Veseli, nje nga te arrestuarit për grabitjen ne Rinas kërkon të lirohet nga qelia. Përmes avokatit të tij Veseli ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar me parë nga gjykata për Krimet e Rënda. Në ankimin e depozituar ne Apel Veseli pretendon se vendimi që e la në burg është marrë në mungesë të provave dhe fakteve.

Veseli i cili u arrestua nga policia më 22 prill si bashkëpunëtor i supergrabitjes në Rinas, dyshohet se është personi i veshur komando që gjendet në pistën e aeroportit pranë avionit të linjës Tiranë Vienë në momentin e grabitjes më 9 prill.

Sipas të dhënave, Veseli në vitet 2000 ka qene ne Jemen me studime, me pas ka shkuar ne Afganistan dhe më pas eshte arrestuar nga amerikanët për terrorizëm. Ai u arrestua në 2005 nga trupat amerikane gjatë një operacioni kundër talebanëve në Afganistan. Veseli u riatdhesua në 25 qershor të 2006. 38-vejcari Veseli ishte vetëshapllur imam i xhamisë në Krujë.

I arrestuari Oltion Veseli nga Fushë Kruja, është kushëri me Ernest e Dash Kupën, të dënuar nga drejtësia për grabitjen e blindave në rrugën e Rinasit në 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb