Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur sot në një takim Gjeneralin James Jones, ish-Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë.


Përmes një postimi në ‘Facebook’ lideri i PD-së theksoi se tema e diskutimit mes tyre ishte rëndësia e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për t’u rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe BE. Po ashtu kreu i opozitës pohoi se kur PD të vijë në pushtet, do të bëjë gjithçka për forcimin e marrëdhënieve me SHBA.


“Mirëprita në zyrë Gjeneralin James Jones, ish Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë. Bashkë, patëm rastin të diskutonim mbi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për t’u rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe BE përsa i përket sigurisë dhe teknologjisë. Në qeverisjen tonë nesër, ne do të bëjmë gjithçka që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet Shqipëri-SHBA sepse shqiptarët e kanë shumë të qartë se e ardhmja e vendit tonë, është krah për krah me vlerat perëndimore”, shkruan Basha.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: