Ekipi i cili ka punuar në rrënoja i ka dorëzuar vëllait floririn dhe testamentin e Ayşegül Çin-it, një grua e cila humbi jetën në rrethin Hatay të provincës Hatay nga tërmetet goditën pjesën jugore të TURQI më 6 shkurt, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës së Bashkisë Bahçelievler, ekipet e kërkim-shpëtimit të bashkisë gjetën ar dhe para në një çantë të përcaktuar se i përkiste Ayşegül Çin-it, e cila humbi jetën në rrënojat e ndërtesës së bashku me nënën e saj në Antakya.
Ekipi, i cili kishte gjetur çantën të cilën ia dorëzoi vëllait të së ndjerës, brenda saj kishte një letër ku shkruhej: “Në rast se më ndodh diçka, gjithçka në çantë është e nënës sime. Unë dua që ajo t’i përdorë për haxh dhe umre”.
Vëllai i saj, Hüseyin Çin, i cili mori arin dhe monedhat nga vullnetarja e ekipit të kërkim-shpëtimit të Bashkisë Bahçelievler, Ayfer Şen, tha se nëna e tij Meryem Çin, së bashku me motrën e tij, vdiqën në tërmet.
“Ari do t’u shkojë fëmijëve të vëllait tim”, tha ai, pasi nëna e tij ka ndërruar jetë nga tërmeti./AA