Sot një tjetër grup ka zhvilluar testin e tretë për norma sjellje, të rregullave të qarkullimit  për të rifituar të drejtën e patentës.

Nga 28 persona të regjistruar, u paraqitën vetëm 11 dhe që të 11 u rrëzuan në në testin elektronik të teorisë, çka i ridërgon ata përsëri nga e para në Autoshkollë për t’u ripërgatitur dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30 ditor.

Gjithashtu kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe tha se nuk ka asnjë shpëtim përveç riedukimit.

Njoftimi në Facebook i Blendi Gonxhe:

RRËZOHEN 100% në ritestim humbësit e të gjitha pikëve të leje drejtimit! S’ka shpëtim përveçse riedukimit! Sot ishte grupi i 3-të i testimit për norma sjellje, për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! Nga 28 persona të riregjistruar, u paraqitën vetëm 11 dhe që të 11-të u rrëzuan në testin elektronik të teorisë, çka i ridërgon ata përsëri nga e para në Autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove)! Dy prej tyre e kanë për herë të dytë!!!!

Personat kishin marrë leje drejtimi për herë të parë në vitet: 1994, 1997, 2004, 2007, 2010, 2013, 2017 (2), 2019, 2020, 2021!

Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës! Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon e duke mos rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugë! Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja.

Patenta

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb