Në Shënjestër
Bisedat Sky Ecc
4 Gusht 2020
Kristo Qirici komunikon me Ervis Alisinanaj, oficer policie, me pseudonimin ‘Bjondi’.
Alisinanaj e porosit që vendi të jetë sa më i pastër, pasi s’duhet të ketë dyshime, me qëllim që mos të nisi procedimi penal.
Gjithashtu, e mëson që mos t’i djegë në vend. Dyshohet se komunikojnë në lidhje me ndonjë parcelë të mbjellë me bimë narkotike.
Janë këto biseda që nxjerrin zbuluar edhe tradhtinë e punonjësve të policisë të përfshirë në afera kriminale ndaj kolegëve të tyre.
Ku njërën prej tyre Ervis Alisinanaj, mban të informuar Kristo Qiricin në lidhje me shkresat e Drejtorisë së Policisë.
Bisedë të cilin ai e ndan edhe me oficerin e policisë Erdit Hazizaj.
Bisedat Sky Ecc
4 Gusht 2020
Kristo Qirici bisedon me Erdit Hazizaj, ku i bën me dije që e kanë informuar në lidhje me një shkresë që ka ardhur nga Departamenti Qendror, dyshohet Departamenti i Policisë Kriminale.
Shkresë ku thuhet se Kristo dhe persona të tjerë janë të përfshirë në kultivimin e narkotikëve. Qirici e pyet Erditin nëse kishte mundësi të merrte informacion në lidhje me mënyrën se si është siguruar ky informacion dhe Erditi i përgjigjet që dyshon se është informacion i ardhur nga ‘SHIK’.
Kristo i tregon që një person të cilit i referohet si ‘ai i drogës’ i referohet oficerit të policisë Ervis Alisinanaj e kishte lajmëruar dhe i kishte kërkuar që të pastronte vendin ku kishte kultivuar pa lënë gjurmë.
Erdit Hazizaj: Vëlla, do keni ndonjë motër ,,, ju aty mes jush.
Lidhur mbi këtë rast, ku në shkresë përmendet emri i tij, Kristo Qirici kërkon edhe ndihmën e Ervis Alisinanaj dhe të bashkëpunëtorit të tij Shkëlzen Kraja.
Ky i fundit i cili gjatë periudhës nga data 30 Qershor 2020 deri më shtator të këtij viti ka hyrje-dalje të shpeshta në drejtim të Greqisë.
Ku sa herë lëviz njofton Eldjon Alushajn ose Kristo Qiricin.
Biseda Sky Ecc
4 Gusht 2020
Kristo Qirici komunikon me Shkëlzen Krajën.
Ku e informon që po shkon të takojë shefin, duke iu referuar kështu Ervis Alisinanajt.
Dhe njëkohësisht i thotë të përgatisë çunat që t’i futen në pyll,
Në vijim ai i thotë Krajës se pasi ka takuar Ervisin do i prishin parcelat me bimë narkotike, pasi kishte ardhur shkresë nga Departamenti Qendror, ku ishin emrat, numrat e telefonit dhe çdo gjë e tyre.
Kristo Qirici i tregon Shkëlzen Krajës po kështu se kishte dijeni edhe Drejtori i Vlorës,
i cili dyshohet se i’a ka dhënë informacionin punonjësve të Komisariatit Sarandë, pasi i kishte ardhur informacioni nga Tirana.
Por Elvis Alisinanaj mban të informuar edhe Eldjon Alushaj, që edhe ky nga ana e tij ka parcelat e tij me kanabis të mbjella në zonë.
(Balkanweb)