Në Shënjestër
Ngjarja i solli dhimbje tepër të madhe prindërve të Rebekës, për humbjen e vajzës së tyre në moshë fare të re në ujrat shqiiptare, ndërsa ishte pjesë e një ekspedite bashkë me të dashurin e saj, për të parë rrënojat e një anije të vjetër të mbetur në thellësinë e detit.
Një baba që për një kohë të gjatë qëndroi në Sarandë në kërkim të drejtësisë për të bijën por që nuk e mori atë kurrë. I pikëlluar, Xhorxh Gannon, 61 vjec, i ka kaluar dhjetë muajt e fundit në qytetin bregdetar të Sarandës duke kërkuar drejtësi për humbjen e jetës së vajzës së tij 29 vjeçare Rebeka, por ka hasur në heshtjen e zyrtarëve.
I trishtuar ai thotë se pavarësisht se kjo i ka kushtuar familjes dhe biznesit të tyre, ata nuk do të ndalojmë së luftuari derisa të marrim drejtësi për Rebekën.
‘Shkova në Shqipëri një muaj pas varrimit të saj dhe kalova dimrin, pranverën dhe pjesën e parë të verës atje vetëm për të ditur se çfarë ndodhi.
Si mundet që një vajzë e re të vdesë gjatë pushimeve? Ajo ishte një zhytëse me përvojë dhe kishte eksploruar në Zelandën e Re, Australi, Amerikën e Jugut, Kanada dhe Angli. Ajo kishte vite përvojë dhe ishte krejtësisht e shëndetshme.
Në intervistën për Daily Mail, babai i Rebekës, thotë se është përpjekur të kontaktojë me prokurorët, por as ka mundur t’i takojë ata.
Ndërkohë që certifikata e vdekjes së Rebekës, thotë se ajo u mbyt.
Duke ia lënë viktimës fajin për humbjen e jetës.
Xhorxh Gannon: Kam kërkuar të flas me prokurorët dhe kam qenë shumë i sjellshëm sepse e di që nuk ka kuptim të zemërohem, por siguria e institucioneve as nuk më ka lejuar të kaloj derën. Certifikata e vdekjes së Rebekës thotë se ajo u mbyt, por unë, gruaja ime, djali im dhe vajza ime duam të dimë pse ajo vdiq, ne duam drejtësi.
Sipas babait të Rebekës tashmë të ndjerë, qoftë vajza e tij, ashtu dhe i dashuri i saj, kishin të dy certifikata të njohura ndërkombëtare zhytje.
Ndërkohë që ai thotë se atë ditë dukshmëria në ujë nuk ishte e mirë.
Por pavarësisht kësaj pronari i agjencisë i nxorri në det, për t’u marrë paratë.
Dhe se po kështu pajisjet ishin të gabuara.
Xhorxh Gannon: Kishte 12 njerëz në varkë kur Rebeka vdiq dhe ne e dimë që dukshmëria nuk ishte e mirë, por pronari nuk hezitoi t’i nxirrte në det.
Rebeka madje kishte thënë se jeleku i saj i shpëtimit nuk po funksiononte por një nga pjesëtarët e ekipit e tundi dhe i tha që ‘është mirë’.
Por padyshim që nuk ishte, dhe ne e dimë se rezervuari i saj i oksigjenit ishte praktikisht bosh.
Ne e dimë që Rebeka shkoi dhe më pas Roberti u kthye sepse veshi i tij po i dilte, por udhërrëfyesi u ngjit me të dhe ata duhet të kishin qëndruar me vajzën time.
Ajo mbeti e vetme dhe dukshmëria ishte e dobët dhe ajo u zhduk.
Iu deshën 20 minuta për të kuptuar që ajo ishte zhdukur dhe në kohën kur ata zbritën tek ajo dhe e gjetën, ajo kishte vdekur.
Pajisjet ishin të dobëta, dhe organizimi ishte i dobët dhe për pasojë vajza ime vdiq, por autoritetet nuk po bëjnë asgjë, dhe ne thjesht nuk mund të gjejmë drejtësi.
Në kërkim të drejtësisë, familja Gannon thotë se ka humbur të gjithë të ardhurat.
Ndërkohë që në Shqipëri, memoriali që ngriti në kujtim të vajzës së tij në vendin nga ku ajo u nis për në udhëtimin e fundit, i hapi shumë telashe.
Xhorxh Gannon: Ne kemi humbur të gjitha kursimet tona të jetës për të zbuluar të vërtetën.
Kjo na ka kushtuar më shumë se 40,000 £.
Gruaja ime është shumë e dëshpëruar dhe nuk ka më dëshirë të punojë.
Një hetim anglez për vdekjen e Rebekës nuk është nisur pasi autoritetet shqiptare nuk kanë dërguar ende dokumentet e kërkuara’.
(BalkanWeb)