SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një 17-vjeçare është djegur në fshatin Rragam të njësisë Guri i Zi pasi banesa ku jetonte ka marrë flakë. Sipas të dhënave 17-vjeçarja Elizabeta Kola ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

Zjarri në shtëpinë e saj ra mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00 kur ajo ndodhej në gjumë në një dhomë të shtëpisë.

17-vjeçarja nuk dëgjon dhe nuk mund të flasë dhe nuk ka mundur që të njoftojë familjarët e tjerë që ndodheshin në dhomën tjetër. Familjarët dhe fqinjët janë munduar të shuajnë flakët me kova uji dhe ia kanë arritur por 17-vjeçarja kishte pësuar djegie në shumë pjesë të trupit.

Vajza është dërguar drejt Tiranës tek reparti i djegie plastikës në gjendje të rëndë dhe ende nuk ka garanci nga mjekët nëse e ka kaluar rrezikun.

Familjarët e saj kanë thënë se nuk e kanë lajmëruar zjarrfikësen për shkak se kanë gjykuar se nuk ka pasur kohë dhe mund të vononte.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb