DURRES

Pallate të rrënuar, shtëpi të shkatërruar me mure të rëna edhe të mbuluar nga dherat, kjo është pamja që të shfaqet në lagjen 14 në Shkozet, ku tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme tepër të rënda në këtë zonë.
Pasojat e tërmetit kanë qenë të mëdha edhe për bizneset në lagjen 14 të Durrësit.

Një prej pronarëve të marketit thotë se tashmë ka dalë mes 4 rrugë pasi ai dhe familja e tij ushqeheshin me të ardhurat që merrnin nga ky biznes. Kanë qenë të shumta objektet e dëmtuara në Durrës nga tërmeti, si banesa private, pallate apo edhe biznese.

Një ditë më parë Bashkia vendosi të rikonstruktojë pallatet e vjetra të ndërtuara prej 1993 që pësuan dëmtime kryesisht në katet e para e të dyta. Po ashtu u miratua edhe lista paraprake me 1 310 familje që përfitojnë bonusin e qerasë për një vit pasi banesat e tyre kanë dalë jashtë funksioni ose kanë shembur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb