TIRANË- Shoqëria civile dhe Ministria e Brendshme kanë organizuar sot një tryezë të rrumbullakët për dhunën seksuale ndaj fëmijëve.
Sipas të dhënave të publikuara gjatë këtij aktiviteti, 11% e fëmijëve në Shqipëri janë pre e ngacmimeve seksuale ndërsa 5% e fëmijëve janë pre e dhunës seksuale.
Nga ana e përfaqësuesve të shoqërisë civile është deklaruar se nuk ka regjistër për viktimat e dhunës.
Ndërsa zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebrea tha se në vitin 2014 ka rritje të rasteve të denoncuara. Sipas saj, janë 97 denoncime për krime seksuale gjatë viti 2014.
(m.k/BalkanWeb)
@Pyka ! Ke te drejte .E bejne per te vjedhur fondet e Europes .
Eshte e pabesuar te pranojme qe ne Shqipri 5% e femijeve i nenshtrohen dhunes seksuale .
Kjo shifer po tejkalon edhe statistikat e vendeve me popullesi te shquar pedofilike .
Natyrisht qe ka raste te tilla , por jo ne kete mase .
Jemi populli me i paster ne bote persa i perket ketyre fenomeneve .
OJQ koti! Vetëm që të tërheqin pare nga ndëkombëtarët shpikin shifra të paqëna.
Tmerr! Kjo eshte shifer skandaloze. Shpresoj te jete gabim i te paafte te NGOve qe duan te krefin lek nga donator duke ekzagjeruar shifra se ne qofte e vertete ky eshte tmerr.
Skandaloze! Nga i nxjerrin keto statistika! Qenka mbushur me pedofile! Nje ne 10 femije i abuzuar!!!!