Aktorja Julia Ilirjani ishte e ftuar në emisionin “Log.” në News24, të drejtuar nga Endri Xhafo.
Gjatës bisedës, kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, pohoi se në Shqipëri tashmë është instaluar një diktaturë e re.
“Për fat të keq, në venbdin tonë është instaluar një diktaturë e re, me lustra dhe moderne. Ka presion kudo, sidomos ndaj bizneseve. Ndërsa nuk i lënë të rinjtë të jenë të lirë.
Për fat të keq, vë re se nga 1500 kandidatë nga të gjitha partitë në këto zgjedhje, shoh shumë pak të rinj kandidatë. Janë me gishtat e dorës që mund t’i numërojmë, që nuk zënë as 1% të kandidatëve” – shprehet Ilirjani.
(BalkanWeb)