Fitorja kundër Islandës ishte unike për mënyrën se si erdhi, një fitore me “poker” golash, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë, një fitore e cila mban në lojë Shqipërinë për një biletë në “Euro2020”, mbi të gjitha një fitore që ndez dhe një herë ambientin kuqezi. Edi Reja rikthehet të flasë për punën e bërë në Kombëtare, për elementë të veçantë si Hysaj apo Gjimshiti dhe për të ardhmen:

Reja Hysaj
Reja Hysaj

“Hysaj? Për momentin nuk po përfshihet në lojën e Napolit. Bëri një gol kundër Islandës, shumë i bukur. Un po e shfrytëzoj në gjysmëfushë dhe përpara, po tregon se është i aftë ta bej. Gjmshiti po tregon rritje te Atalanta? E kam pasur edhe para shumë viteve, ishte një lojtar i mirë. Por, tani është pjekur dhe po bën më mirë, është gjithnjë një prej më të mirëve. Pavarësisht problemeve defensive, ai është gjithnjë i mjaftueshëm”.

Hysaj
Hysaj

Me fitoren kundër Islandës keni qëndruar në garë? “Do të jetë e vështirë sepse është transferta me Turqinë, shumë impenjuese. Duhet ta fitojmë atë dhe më pas me Moldavinë në transfertë për të pasur shpresa. Ndryshe bëhet e vështirë. Turqia në shtëpi ka mundur Francën, është një fushë e vështirë. Pastaj rezultati asnjëherë nuk mund të merret i mirëqenë, e kemi parë edhe në kampionatin italian, ka rezultate surprizuese”.

Edi Reja
Edi Reja

Janë të kënaqur njerëzit në Shqipëri? “ Grupi jonë nuk është i lehtë. Franca është jashtë llogarive, por edhe Islanda është një ekip i mirë, por ne e kemi mundur me meritë. Po bëjmë një punë të mirë, kam ndryshuar disa lojtarë duke aktivizuar të tjerë të cilët e provuan se ishin të mirë përzgjedhur. Jemi në progres. Në Shqipëri më thonë se nuk e kanë parë Kombëtaren të luaj futboll në këtë mënyrë. Shpresoj të bëj edhe më mirë”, u shpreh Edi Reja në një intervistë për TuttomercatoWeb.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb