Justin Bieber dhe Hailey Baldwin më në fund janë gati për martesën e tyre. Këngëtari dhe modelja janë martuar në 13 shtator 2018 me një ceremoni shumë intime në pallatin e drejtësisë në New York, por nuk kanë festuar asnjëherë për këtë event të rëndësishëm në jetën e tyre.

Në fillim thuhej që ata donin të rimartoheshin me rastin e vitin e parë të martesës, por Daily Mail shkruan që ato kanë zgjedhur datën 30 shtator.

Tabloidi anglez ka zbuluar edhe vendin e dasmës, që do të jetë në Californi ose Canada.

Në ditët e kaluara të dy kanë qenë në Palmetto Bluff për të konfirmuar detajet. Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kishin premtuar që do të organizonin ceremoninë e madhe këtë vit. Në fillim flitej për shkurtin e 2019 dhe më pas në pranverë 2019. Por në të dyja rastet çifti nuk bëri asgjë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb