SUDAN

Ushtria e Sudanit ka ushtruar kontroll në shtëpinë e presidentit sudanez të rrëzuar Omar al-Bashir dhe ka gjetur aty një pasuri marramendëse.

Shërbimet e ushtrisë gjetën në banesën e Al-Bashir euro, dollarë dhe paund sudanez që arrinin në një pasuri më shumë se 130 milionë dollarë. Ish-udhëheqësi u vu nën arrest shtëpie pas muajsh protestash që çuan në largimin e tij, shkruan BBC.

  • foto galeri

Ish-kreu i shtetit sudanez tani po mbahet i izoluar në burgun e sigurisë së lartë në Kobar. Pasi u gjetën paratë, ndaj ish-presidentit kanë nisur hetimet për pastrim parash dhe korrupsion. Ushtarët kanë hapur “live” thasët me para të ish-presidentit sudanez, duke dëftuar haptazi pasurinë e tij tejet të madhe.

BBC raporton se pavarësisht rrëzimit të presidentit Omar al-Bashir, sërish ushtria e Sudanit nuk ka mbështetjen e popullatës civile për të drejtuar vendin.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb