TIRANE

Xhensila dhe Besi mezi presin ardhjen e festave të fundvitit dhe pa hyrë ende muaji dhjetor kanë zbukuruar shtëpinë. Dritat e bredhit janë ndezur dhe gjithçka është përjetësuar në një video vërtetë të bukur, të atmosferës në shtëpinë e tyre.

Festë drita, bredhi i Vitit të Ri, dhurata, gëzim dhe harmoni sepse siç e pohon edhe vetë Xhensila në dedikimin e ndjerë me të cilin ka shoqëruar videon, në fund të ditës, gjithçka ngelet është familja!

“Zoti im, sa mirënjohës të jemi! Në fund të ditës, gjithçka çfarë njeriu kalon, sukses apo dështim, paqen e vërtetë dhe lumturinë e vërtetë e gjen tek familja. Ky është bekimi më i madh. Ajka më e shtrenjta jonë, do të jepnim botën nëse do mundeshim për ty. @rezartashkurta do të jemi mirënjohës gjithmonë, na ke pasuruar kujtimet, i ke përjetësuar përgjithmonë, faleminderit artiste”, shkruan këngëtarja.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb