Një shtëpi dy katëshe që ndodhet afër Amfitatrit të Durrësit. E rrallë në arkitekturën dhe historinë e saj. Bëhet fjalë për shtëpinë e aktorit të madh shqiptar me famë botërorë, Aleksandër Moisiu.

Shtëpia që ruan gjithashtu trashëgiminë e aktorit të madh si dhe trashëgiminë etnografike të qytetit është tipike e arkitekturës së re shqiptare të shekullit të kaluar ku spikat harmonia mes gurit dhe drurit.

Kjo shtëpi është ndërtuar në fillim të shekullit XIX, ndërsa në vitet ’30 të shekullit XX ka shërbyer si një seli për konsullatën angleze, ndërsa në vitin 1983 u shpall si monument kulture nga shteti shqiptar.

Dy nga hapësirat e muzeut i janë dedikuar aktorit te madh të skenës botërore Aleksandër Moisiu. Aktori me baba shqiptar dhe nënë italiane ka kaluar në këtë shtëpi disa nga vitet e fëmijërisë së tij.

Të shikosh të gjitha pasuritë që fsheh ky muze brenda tij, kushton vetëm 20 lekë të vjetra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb