Oreksi vjen duke ngrënë. Gian Piero Gasperini nuk e fsheh dëshirën, që pas fitimit të Europa League, të fitojë një tjetër trofe të rëndësishëm në Evropë, Superkupën e Evropës.

Padyshim që këtë rradhë misioni do të jetë edhe më I vështirë për “La Dea”, pasi përballë zikaltërve, do të jenë kamponët se sapo kurorëzuar të evropës, Real Madrid.

“Real Madridi është skuadra më e famshme e globit. Ata nuk humbasin një finale evropiane që prej vitit 1983, do të ishte diçka e jashtëzakonshme nëse ne do t’ia dalim t’I mposhtim”, përfundoi deklaratën e tij tekniku i Atalantës.

Finalja e Superkupës së Evropës, do të zhvillohet në 14 Gusht, në Varshavë, të Polonisë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: