Telenovela Nejmar-Barcelona nuk ka ndërmend të mbyllet as kur merkatoja është e mbyllur! Zërat për tratativën më të zhurmshme të verës së shkuar vijojnë ende të jenë të gjallë dhe kësaj radhe i hedhin “benzinë zjarrit” mediat spanjolle dhe konkretisht ato katanalanese dhe që janë shumë pranë klubit blaugrana.

Sipas “Mundo Deportivo”, Nejmar nuk e ka braktisur idenë për t’u rikthyer në Barcelonë dhe të riveshë fanellën blaugrana. Më parë ai duhet të gjejë mënyrën sesi të largohet nga Paris Sën Zhermen ku ka jetuar tre vite mes zhgënjimeve dhe dëmtimeve. Braziliani dëshiron të rikthehet në kampionatin spanjoll dhe me fanellën ku ka shkëlyqer në karrierë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: