Kylian Mbappe ose Neymar. Njëri prej tyre do të transferohet në Madrid gjatë merkatos së verës. I guximshëm, por edhe I bujshëm është titulli i të përditëshmes spanjolle “AS”, që njihet për afrimitetin e saj me klubin “los blancos”. Gazeta tregon se dy sulmuesit e Paris SG janë në krye të listës së blerjeve të Florentino Perez, i cili duhet të zgjedhë. Për momentin i preferuari është futbollisti francez.

C 29 Fotogallery 1025543 Imagegallery Imagegalleryitem 32 Image
C 29 Fotogallery 1025543 Imagegallery Imagegalleryitem 32 Image

Duke qëndruar në atë që raporton “AS”, deklaratat e fundit të Mbappe, ku kërcënonte qartë klubin parizin se do të largohej nëse nuk merrte më shumë përgjegjësi kanë ndezur shpresat në klubin madrilen. Jo më kot, emisarët e Realit të Madridit që prej muajsh vijojnë tratativat e fshehta me babain-menaxher të Neymar janë tërhequr nga bisedimet. Kjo nuk do të thotë se braziliani është një pistë e sfumuar, por për momentin të gjitha energjitë janë përqëndruar te Kylian Mbappe.

Kylian Mbappe Neymar Psg Ffp Real Madrid Transfer News Gettyimages 1045450968
Kylian Mbappe Neymar Psg Ffp Real Madrid Transfer News Gettyimages 1045450968

Francezi ka disa detaje të rëndësishme në favor: është më i ri në moshë, talent i padiskutueshëm dhe mbi të gjitha nuk ka luajtur me Barcelonën. Sa i përket anës financiare, Reali Madridit duhet të shpenzojë jo më pak se 280 milion euro. Në të njëjtat shifra llogaritet edhe mundësia që Neymar të transferohet të “Santiago Bernabeu”. Një shpenzim i çmendur, por e vetmja mënyrë që Florentino Perez të kthejë qetësinë sidomos te tifozët, që jetuan një sezon të dështuar të skuadrës së tyre.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb