James Rodriguez do të jetë goditja e madhe e Napolit në këtë merkato. Tratativat vazhdojnë prej javës, por në Spanjë janë të sigurtë se numërimi mbrapsht ka nisur dhe zyrtarizimi është vetëm çështje ditësh. Futbollisti kolumbian është në qendër të projektit të Carlo Ancelotti. Trajneri e njeh mirë futbollistin, që nën drejtimin e tij zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Real Madrid në sezonin 2014-2015, duke realizuar edhe 17 gola në 46 ndeshje.

1499805365 581721 1499805453 Noticia Normal
1499805365 581721 1499805453 Noticia Normal

Po ashtu, ata jetuan bashkë një periudhë të shkurtër kohore te Bayern Munich. Me insisitimin e trajnerit, klubi Napolitan po shpejton të mbyllë marrëveshjen, që ka ngecur vetëm në një detaj financiar. Palët kanë rënë dakord mbi formulën e huazimit me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit. Edhe James Rodriguez ka pranuar detajet e kontratës me Napolin, por nënkampionët e Serie A kërkojnë të ulin më shumë çmimin e vendosur nga Real Madrid, që është 42 milion euro.

Gettyimages 1140050133
Gettyimages 1140050133

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat spanjolle, distanca mes dy klubeve është reduktuar ndjeshëm dhe shumë shpejt do të arrihet marrëveshja që do të transferojë James Rodriguez në kampionatin italian.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb