Gareth Bale nuk është aspak i lumtur e as i sigurt për të ardhmen e tij, e vetmja gjë e qartë për momentin është se Zidane nuk e sheh titullar në formacionin e tij. Rikthimi i francezit në krye të Realit e bën të sigurt largimin e sulmuesit uellsian, është e pamundur që Bale të vijoj të qëndron në Madrid duke “ngrohur” stolin. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”:


Marca
Marca

Bale mund të rikthehet te Tottenham. “Gjelat” kanë lëvizur pak në merkato por pasi provuan shijen e finales në Champions League kanë vendosur të hapin “thesin” për të investuar në merkato. Londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë 50-60 milion për të rikthyer në shtëpi sulmuesin që vite më parë e shitën për 101 milion euro.


Bale
Bale

Bale nuk do të ishte kundër një rikthimi në Londër por problem mbetet paga e tij personale. Sulmuesi përfiton në Madrid 17 milion euro në sezon, një shifër e pamundur për Tottenham. Britanikët mund ti ofrojnë maksimumi një pagë vjetore prej 8 milion euro, më pak se gjysma.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb