Në fshatin Brojë të Skenderajt, Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, iu dha lamtumira e fundit. Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë të shtunën, në moshën 87-vjeçare.

Ceremonia e varrimit ka tërhequr pjesëmarrës nga familja, miq, dhe personalitete politike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Një ngjarje e veçantë ishte fakti që Hashim Thaçi nuk ka mundur të merrte pjesë në këtë moment të dhimbshëm, për shkak të ndalimit të tij në paraburgim që nga viti 2020. Megjithatë, ai i ka dërguar një kurorë me lule me një mesazh emocionues: “Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”.

Haxhi Thaci2
Haxhi Thaci2

Pak ditë përpara vdekjes, Hashim Thaçi ka pasur mundësinë të takonte babain e tij për disa orë në Klinikën Interne të QKUK-së, pas miratimit të vizitës nga Gjykata Speciale për arsye humanitare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb