Alfred Lela, drejtor i komunikimit dhe shtypit në PD, në rubrikën “Opinion” në News24 tha se protesta e 29 tetorit do të jetë një reagim qoftë për arrestimin e Ilir Metës dhe burgosjes së Ervin Salianjit.
Lela tha se protesta e 29 tetorit është në vazhdën e mosbindjes civile që opozita tashmë ka shpallur. Ai tha se në 29 tetor duhet të dalin të gjithë qytetarët që janë shokuar nga ata pamjet e arrestimit të Metës, që të kujtojnë apo janë një rikthim në vitin 1946
Duke folur për protestën e deputetëve të opozitës në Strasburg në 23 tetor, Lela tha se nuk kemi pse të protestojmë në dyert e Europës.
“Në Strasburg nuk kemi protestë, por manifestim sensibilizues.
Qëllimi i saj është për ti thënë PE-së se në Shqipëri janë disa gjëra që janë të kalbura, se në Shqipëri po ndodhin arrestime me agjendë të qartë politike, dhe është një qeveri që e ka gjuhën europiane, por sjelljen sovjetike.
Të duash të ndalësh ekspansionin rus dhe të lejosh sovjetizmat në Shqipëri është një gjë që nuk shkon”, tha Lela.