Emisioni i kësaj të premteje i është dedikuar vajzës 18 vjeçare, Eugersës e cila vuan nga skleroza multiple. E ëma e Eugersës, Gjelina Bregu ishte ftuar në studion e shqiptarëve ku u bëri thirrje gjithë shqiptarëve të kontribuojnë me sa të munden për vajzën e saj.

Ajo sqaroi në studio publikun për situatën dhe shëndetin e vajzës e cila ndodhet tek tezja e saj në Itali në pritje të mbldhjes së parave për kurim.

https://www.youtube.com/watch?v=j2q0iwyPnMg

“Vajza nisi të ankohej nëntorin e kaluar, ankohej se i mbihej dora dhe këmba. Kam një motër në Itali, e kam dërguar në Siena vajzën pasi mjekët nuk arritën dot tia diagnostikonin vajzës sëmundjen. Në spitalin në Siena ajo pret trajtimin. Vajza lëviz me karrocë ajo nuk e ndjen më këmbën, një dorë, nuk shikon qartë nga syri i majtë. Nuk e di nga se shkaktohet sëmundja e saj. Eugersa pret kurimin sa më shpejt” tha në studion e shqiptarëve Gjelina.

“Ka raste që kjo sëmundje agravon shumë shpejt dhe është urgjente që në të arritjmë ta mbledhim shumën së bashku. Shpresoj që thirrja juaj si nënë të ketë prekur shqiptarët” tha Elvisi.
Elvis Naçi i dhuroi Gjelinës live në emër të fondacionit “Firdeus” 5 mijë euro për kurimin e Eugersës.

“Ne mundohemi ta fillojmë vetë të parët, ne si fondacion “Firdeus” do të japim 5 mijë euro për Eugersën. Besoj se është një start i mirë. Shpresoj që në fund të emisionit të mblidhet një shumë e konsiderueshme. Në këto raste shqiptarët nuk janë asnjëhere kopracë” tha Elvisi.

Moderatorja Ola Bruko u shpreh në studio se është hapur një llogari në “gofundme” enkas për vajzën. Ndërsa do të publikohen llogarite bankare të nënës së Eugerses dhe nipit të saj në Itali për të qenë më e lehtë për bashkatdhetarët tanë ne vendet e Bashkimit Europian.

Elvis Naçi i tha të ëmës të ketë durim pasi shqiptarët do t’ia lehtësojnë sa munden hallin që u ka rënë.

Ola Bruko informoi se vetëm 4.807 dollarë është shumë e mbledhur nga shqiptarët në “Gofundme” vetëm 20 minuta pasi emisioni kishte nisur.

Ndërsa në fund të emisionit u mblodhën 35 mijë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb