Duket fantazi merkatoje, por në Suedi janë të sigurt. Portali “Aftonbladet” analizon sezonin e Zllatan Ibrahimovic tek Psg, dhe këshillon gjigandin suedez të ndryshojë ambjent. Jo vetëm kaq, por jep edhe një të dhënë për destinacionin e ardhshëm: “Roma është një vënd ideal për të mbyllur karrjerën. Serie A e transformojë në një burrë dhe tifozat gjithnjë e kanë adhuruar. Nga ana tjetër Totti gjithnjë ka patur respekt për Ibrën”. Për momentin kjo është thjeshtë një këshillë pasi e përditshmia suedeze “Aftonbladet” është koshjente për vështirësinë e një transferimi të tillë: “E dimë që në Itali për momentin nuk qarkullojnë shumë para, por Ibra tashmë është një futbollist super i pasur dhe mund ti befasojë të gjithë me lëvizjen e tij të ardhshme”. Roma është skuadra ideale për të, një ambjent i ngrohtë që mund ti shërbejë për ta mbyllur karrjerën në mënyrën më të mirë të mundëshme. “Aftonbland” përjashton edhe opsionion Premer League. “Anglia për të do ishtë perfekte 7 vite më parë, jo sot. Ndërsa Serie A është një kampiont të cilin ai e njeh shumë mirë pasi ka lujtuar me Juve, Inter e Milan”.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb