Ndërsa beteja e tij me drejtësinë vijon ende, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka thyer heshtjen këtë mbrëmje për të uruar ditëlindjen e 28-të të Partisë Socialiste.
Ai ka zgjedhur një grua, një socialiste që quhet Nora e ka ndarë me të gjtihë ndjekësit e tij në Instagram foton e saj. Tahiri na e prezanton Norën si socialisten e vertetë që nuk ka gabuar kurrë, ndryshe nga të tjerët siç thotë ai, aty ku përfshin edhe veten e tij.
Statusi i plote
E njeh Noren, po ke shkelur te pakten nje here ne pragun e PS! Te pershendet e perqafon me dashuri, sic ka bere me mua cdo here, qe shume vjet me pare.
Socialiste e thjeshte nga ato qe opozite a pushtet qofshin te tjeret, nuk i ben asnje dallim.
Si Nora, eshte Tasha, Ida, Teuta, Dhurata, Haxhiu i ndjere, e shume te tjere qe kane qene e jane te zotet e shtepise ne seline e PS, ne cdo dite e date! Bashke me mijra njerez te tjere qe te PS kane pare forcen e shpirtit per te ardhmen e femijeve.
Ne te tjeret edhe kemi gabuar, keta jo! Kurre!
Gezuar per ju, e per gjithe njerezit qe duan Shqiperine!
#gezuar28vitePS
(m.a/BalkanWeb)
je i papare zTahiri.
Ik o saje se nuk te ha trapi per noren ty po te futen shkelmin dhe te perdoren (po dhe ty ste erdhi hidhet jo, te pelqeu). Cfare pretendoje zotrote? Te kanabizoje shqiperine, te beje eurot mullar dhe mos te kapte xhelozia koleget e tu? Apo qe te haje e te pije te bar Denis ne Vlore me Habilajt se te dukej vetja Zot dhe kur te ktheu pllaken situata papritur e pakujtuar u ndergjegjesove???!!! Kete moralizmat per njerez te varfer dhe socialiste te vertete mund ti bej ndonje tjeter por jo ti
Skeni faj jo – aq e keni hapin – lajme deri te blloku, nuk dilni dot me tutje se ju jeni gazetar te qyteteruar dhe e gjithe vemendja te ai me lart (turp ti vij atij qe ju detyron te mos beni punen qe nje gazetar duhet te bej). Dilni nga unaza o gazetare, kerkojani kte pronarit qe jua jep rrogen tre muaj me vonese, se lajm jane ata qe nuk u degjohet zeri asnjehere, qe juve ju ikni me vrap kur i shifni. Kta lajme me kollare qe ju publikoni jane realitet pervers ku eshte katandisur shoqeria jone.. forme e demokratizuar lavazhimi…