Ndonëse jemi në një periudhë festash dhe të gjithë nxitojnë për të bërë blerjet e fundit për natën e ndërrimit të viteve dhe dhuratat për miqtë, në Tiranë po vijon punën për t’i ofruar banorëve shërbime sa më cilësore.

Kështu deklaron Bashkia e Tiranës e cila njofton se punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, kanë finalizuar një tjetër investim në rrjetin ujësjellës, duke shënuar një hop cilësor në përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Falë këtij investimi, linja e re e shpërndarjes së ujit të pijshëm i jep zgjidhje problematikave dhe shërbimit në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, në rrugën “3 Dëshmorët”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb