TIRANË- Zbulohen të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në kryeqytet ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur dy të tjerë.
Burime të sigurta thanë për “BalkanWeb” se ‘molla e sherrit’ ka qenë këngëtarja Elvana Gjata. Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.
Prokuroria ka marrë në pyetje dhe këngëtaren Elvana Gjata për të zbuluar nëse ngjarja është vetëm për sherrin e çastit apo ka një prapaskenë për konflikte të mëparshme, mes dy grupeve rivale.
Është një hetim i thelluar që pritet të zbardhë ngjarjen.
Fillimisht policia dha identitete të ndryshme për viktimën dhe të plagosurit. Kjo pasi në makinën e viktimës është gjetur një kartë identiteti me emrin Rigers Gaxha. Por sot pas hetimit më të plotë është konfirmuar se viktima është Fabian Gaxha, 28 vjeç truprojë e Ervis Martini. Burimet thane se Rigers Gaxha eshte vellai i 28 vjecarit, i mbetur i vdekur si pasoje e te shtenave. Nuk dihet ende pse dy vellezerit mbanin kartat e njeri tjetrit. Dyshohet se viktima është i përfshirë në trafik droge por mbetet për t’u konfirmuar nga hetimet e detajuara.
(BalkanWeb)