VLORË- Rreth pesë muaj pas operacionit të policisë së Vlorës ku u gjetën 45 kg kanabis, arrestohet pronari i drogës.

Policia e Vlorës njofton zyrtarisht se ka finalizuar operacionin e koduar “On Escape” në kuadër të të cilit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Fjodor Islamaj, 21 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë.

Në kuadër të një procedimi penal me anë të metodave speciale të hetimit, filluar në muajin maj të vitit 2018, më datë 04.10.2018 u finalizua operacioni “On Escape” ku në bazë të tij u vendos përballë përgjegjësisë penale shtetasi Fjodor Islamaj, i cili rezulton të jetë autori për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2018, ku janë sekuestruar 45 (dyzet e pesë) kilogramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva në tokën e tij në lagjen “24 Maji” Vlorë.

Prokuroria e Vlorës ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal nr.275, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb