Në vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku në Vatikan, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, mori pjesë në koncertin madhështor që u mbajt, në nderim të humanistes shqiptare.
Në koncertin kushtuar Nënë Terezës kanë performuar artistët më të njohur shqiptarë në mbarë botën, si: Inva Mula, Ermonela Joho, Rita Ora, Shkëlzen Doli, Saimir Pirgu, si dhe sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi.
“Natë magjike tingujsh prej yjeve të muzikës shqiptare, në vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan! Rita Ora, Ermonela Jaho, Shkëlzen Dolli, Inva Mula e me radhë, emocion, ngazëllim, krenari…”- shkroi kryeministri në “Facebook”, ku ka publikuar edhe një fotoalbum nga koncerti.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb