Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e “sanitares dixhitale” e cila ka bërë publike kushtet e vështira në të cilat punon në spitalin psiqiatrik të Vlorës. Sipas Berishës ky denoncim provon “rikthimin e skllavërisë në shtetin e Noriegës dhe fillimisht në zonën e tij elektorale”, – shkruan ai.

STATUSI I SALI BERISHËS
Rikthehet skllaveria ne shtetin e Norieges dhe fillimisht ne zonen e tij elektorale?
Lexoni mesazhin e santiares dixhitale!! sb
“Pershendetje
Z.Sali Berisha
Jemi sanitaret e spitalit psiqatrik Vlorë “Ali Mihali”. Kur na privatizoj pastrimin e spitalit z.kujtim llapi na dha nje kontrat dhe na tha i keni te gjitha sic jeni ne shtet ashu do jeni vetem nderim emri do behet na shtet privat. Kontrata qe morem nuk perputhet me pun qe bejm ne si sanitare. 2 . ne kontrat esht dhe leja vjetore e kemi 28 dit dhe nuk na o dhan na dhan 7 dit lej.3.raportet nuk na paguhen. 4. Turnet e 2 dhe 3 kan heq sanitaret dhe kan len 2 sanitare per te ter panvionet….5…. Punojm 200 or ne muaj nuk na japin pushimet kur ne e kemi te punojm 168 or ne muaj.6….. Kur dalim na turni i nates nuk na japin pushim por jemi direkt ne pun diten tjer …. Me Respekt na sanitaret e psiqatris vlor ali mihali …. Ju lutem bejni publike.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb