Gazetari Igli Çelmeta, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në Shkodër ku humbën jetën tre persona.

Në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, ai u shpreh se kjo zonë nuk është e panjohur për përplasjen mes bandave, pasi në vitin 2021 aty është eliminuar edhe Bardhok Pllanaj, i njohur si “Kumbari”.

“Në zonë ka shumë biznese ku ka ndodhur ngjarja, që mund të kenë filmuar ngjarjen.
4 prill 2021, 200 metra në tutje është vrarë edhe Bardhok Pllanaj, i njohur si “Kumbari”, kjo tregon që kjo vrasje është bërë si shkak i përballjes mes bandave.
Kamerat janë epika kryesore por edhe mënyra se si kaluan në kufi nga Mali i Zi. U gjetën tre armë zjarri në automjet, njëra prej tyre ka qëlluar por nuk e dimë se cili ka qenë personi që ka qëlluar.
Hamza Lici është qëlluar me 13 plumba, nga një breshëri plumbash, ndërsa viktima e dytë, Arlind Bushati është qëlluar me vetëm një plumb në kokë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb