SHBA

‘Donte ti bënte një dhuratë djalit të saj dhe kështu Cecile Eledge, 61 vjeç, nga Nebraska, ka sjellë në jetë një vajzë me metodën in vitro, për djalin e saj gay Mattheë, i martuar me Elliot Dougherty.

Kjo është fëmija i parë në botë që lind nga gjyshja me fekondim artificial, që ka përfshirë edhe motrën Dougherty.
Matthew kishte humbur punën si mësues në një shkollë katolike në Nebraska pasi kishte njoftuar martesën e tij.

Cifti kishte frikë se nuk do i jenin mundësinë për të adoptuar një fëmijë në atë shtet konservator.

Kështu vendosën të tentojnë me fekondimin në vitro. Motra e Dougherty, Lea Yribe, ka dhuruar vezët e saj, Matheë Eledge ka dhuruar spermën, në mënyrë që lindja e fëmijës të kishte materiale gjenetike nga të gjitha familjet.

Nëna e Eledge është ofruar për të përfunduar shtatzëninë, pasi mjekët kishin thënë që kushtet e saj shëndetësore ishin shumë të mira.

Uma Louise Dougherty Eledge erdhi në jetë dy javë më parë dhe nga ai çast në rrjetet sociale është hapur një debat me shumë komente pozitive, të cilat evidentojnë një solidaritet për të dyja familjet, të cilat kanë luftuar çdo steriotip seksist duke marrë pjesë së bashku në një ngjarje të padëgjuar më parë.

Nuk mungojnë gjithashtu as komentet negative dhe homofobe dhe sharjet – e pabazuara- që Eledge ka bërë seks me nënën e tij.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb