Pavel Nedved është gati t’i rikthehet futbollit. Pas dorëheqjes si zëvendëspresident i Juventusit në vitin 2022, së bashku me të gjithë bordin e drejtorëve të kryesuar nga Andrea Agnelli, ai më pas u lirua nga të gjitha akuzat në gjyqin sportiv të lidhur me çështjen e fitimeve kapitale, ish-mesfushori i Juventusit është gati të nënshkruajë një kontratë.
Në Arabinë Saudite: e pret atë si CEO i Al Shabab, një klub në kryeqytetin Riad. Nedved do të punojë në kontakt të ngushtë me trajnerin turk Fatih Terim, një njohës i vjetër i futbollit italian, njëherazi një fytyrë e re e skuadrës saudite ku luan edhe Giacomo Bonaventura. Fillimisht, Nedved ishte gati të kthehej në Republikën Çeke si CEO i një kompanie vendase, por më pas mbërriti oferta e pasur arabe, e cila e bindi të kthehej në lojë pas dy vitesh larg botës së tij.