AUSTRI

Në vijim të fjalës si drejtues i kryesisë së OSBE për 2020, kryeministri Rama tha se kryesia shqiptare negociatën e parë e ka me buxhetin. Ai tha se miratimi isaj nuk është fitore e kryesisë shqiptare pasi të 57 vendet anëtare kanë përgjegjësi të barabarta për funksionimin e organizatës.

Rama theksoi qëllimin e tij mbi vendosjen e një dialogu mes vendeve të OSBE por dhe të atyre jo anëtare edhe kur shanset për këto janë të pakta.

“Negociata e parë është miratimi i një buxheti të unifikuar. E di që kjo shkakton dhimbje koke por besojmë se propozimi aktual është realist dhe me bazë për konsensus. Në këtë pikë Protokolli  më detyron t’ju bëj thirrje që të angazhoheni konstruktivisht por ky rituali bazohet në një hipotezë jo të saktë, të gjithë kemi rol të barabartë në funksionimin e OSBE . Nuk e shoh miratimin e buxhetit si një fitore të kryesisë shqiptare pasi është detyrë kolektive drejt 2800 pjestarë të OSBE që i shërbejnë 1 miliardë qytatarëve. Ndërkohë që flasim për buxhetin duhet të mendojmë dhe për familjes e tyre dhe për nevojat e tyre që janë shumë të rëndësishme dhe për vetë organizatën, nuk duhet t’i lëmë në baltë.

Negociatat e dytë është sigurimi i udhëheqjes së OSBE-së në 2020. Në muajt që vijojnë nisim një proces konsultimi në Vjenë. Ajo që dua të them është se ne do të jemi të hapur dhe transparent dhe jam i gëzuar që të gjithë pjestarët kanë pranuar dhe një mandat të dytë.

Synimi i nënkuptuar i veprimit shumëpalësh dhe të mbajmë dialogun të hapur në të gjitha shtetet edhe kur shanset janë kundër kësaj. Jam këtu duke mbajtur këtë përgjegjësi me shumë përulësi, presim të bëjmë vetëm më të mirë duke mos pretenduar të bëjmë më shumë se sa e mira. Dua të nis një dialog që do të zgjatë për një vit të tërë dhe do të na sjellë në një vend më të mirë nga ajo ku jemi sot. Nuk po flas për Vjenën se ky është një vend i mrekullueshëm, por për ato që përmenda.”- tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb