TIRANË

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj i ftuar në emisionin “Real Story”, në News 24, foli për përpjekjet e Shqipërisë, e cila ka lobuar fuqishëm për një “PO” tek vendet anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave. Ai pohoi se përkundër deklaratës së Presidentit të Francës të bërë sot në konferencën e përbashkët për mediat me kancelaren e Gjermanisë, Shqipëria ka shpresa për të parë një dritë në “fund të tunelit”.

Duke treguar se shumica e vendeve janë pro mbështetjes së Shqipërisë për anëtarësim, Gent Cakaj tha se Maqedonia e Veriut nuk do të  ndahet prej Shqipërisë, ndërsa shtoi se ky fakt është vulosur ditën e djeshme në Luksemburg.

“Ky është një proces që nuk varet më nga ana  e Shqipërisë, por është i varur mbi debatet e brendshme ne Bashkimit Europian.Sipas Macron pa një reformim të brendshëm të BE nuk ka negocim për shtimin e vendeve që vijnë nga jashtë. Nuk është ende një përgjigje pozitive. Unë jam realist për situatën dhe nuk jam këtu të kultivoj pritje të larta për publikun. Kancelarja Gjermane nuk ka hequr dorë për të bindur Francën . Ekziston mundësia për një po të kushtezuar. Ne duhet të jemi realistë, sepse procesi nuk i takon Shqipërisë dhe as Ballkanit Perëndimor. Ne jemi me një situatë që nuk mund të përcaktojmë politikat e vendeve të Europës. Shumica e vendeve janë pro hapjes së negociatave. Propozimi për ndarjen me Maqedoninë e Veriut ka dështuar që në Luksemburg. Ne po trajtohemi në mënyrë të njëjtë. Kjo tregon se dy vendet kanë plotësuar kushtet”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb