TIRANË

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 tha se Gjermania e mbështet çeljen e negociatave  me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai tha se kjo çështje do të diskutohet me 24 shtator.


“Në informacionin që kam është data 24 shtator, ku do të jenë të gjitha komisionet, të cilat do të vijojnë diskutimet. Bundestagu gjerman ka një seancë, e cila është seanca pasarëdhëse. Kjo procedurë e Bundestagut duhet respektuar. Gjermania e mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë”-tha Balla.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së u ndal edhe tek çështja e kthimit të vizave me Shqipërinë, ndërsa shtoi se ky proces nuk ka asnjë kthim pas pavarësisht pretendimeve.


“Kjo nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë shqetësim dhe asnjë shans, që kjo çështje të ndodhi. Pra, ajo e rikthimit të vizave”-shtoi ai.


(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: