Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Komunitetin Ekonomik Europian në qershor të 1991, rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian ka qenë e gjatë, e mbushur me vështirësi, por dhe shumë pengesa për shkak të zhvillimeve të brendshme politike.

Mungesa e pasjes prioritet të axhendës së integrimit të vendit, në këndvështrimin e ish-ministres së integrimit Majlinda Bregu ka penalizuar jo pak Shqipërinë, që pak më shumë se dy dekada më parë ishte në krah të kroacisë, vend që eci perpara për të arritur korrikun e 2013, kur fitoi  statusin për të qenë vendi i 28 anëtar i Bashkimit europian. Majlinda Bregu uron që në vijim të ketë një vendim pozitiv edhe për Shqipërinë.

Me rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian, Shqipëria mbetet në pritje të vlerësimit të vendeve anëtarë të Këshillit të Europës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb