Kryeministri Edi Rama mbajti një takim me kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës, ku theksoi angazhimin e qeverisë për reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama u shpreh se kjo qeveri është autorja e reformës në drejtësi dhe ka mbajtur përgjegjësinë e kostove më të mëdha të këtij procesi.

Në fjalën e tij, ai theksoi se pasaporta e BE-së i ofron mundësi të reja fëmijëve të Shqipërisë për të studiuar dhe jetuar në çdo shtet të Bashkimit Europian, duke iu dhënë mundësinë të jenë të barabartë me qytetarët e vendeve të tjera anëtare. Rama theksoi se 2027 është viti kyç për Shqipërinë dhe ky është një proces që kërkon punë dhe angazhim të palodhur.

Kryeministri u shpreh se zgjedhjet e 11 majit duhet të jenë një vullnet i shumicës dërrmuese shqiptare për të mbështetur ekipin që punon për integrimin dhe për të vijuar me reformat e nevojshme për realizimin e qëllimit të madh të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ne jemi autorë të reformës në drejtësi, udhëheqës të procesit transformues të drejtësisë dhe bartës të kostove më të mëdha të procesit. Përballë nesh janë forca që duan votën për të kthyer përmbys gjithçka që është ndërtuar deri tani

Pasaporta e BE i jep fëmijëve të Shqipërisë të studiojnë në çdo vend të BE. I jep çdo shqiptari që të jetë po aq francez sa francezët në Francë, aq suedez sa suedezi në Suedi e kështu me radhë.

Dikush mund të thotë që këtu të gjithë duan ta çojnë Shqipërinë në BE, edhe këneta “BE, BE “ thotë gjithë ditën. Gjithë bretkosat “BE “ kanë gjithë ditën në gojë.

Na është caktuar 2027 si afat, negociatat janë një punë për të qëruar oriz në çdo ligj, nen e sektor, një punë për të provuar se çdo gjë që shkruhet bëhet. 11 maji duhet të jetë vula e shumicës dërrmuese shqiptare për t’i hënë ekipit që punon për integrimin në BE që gjërat duhet të vijojnë.
Nuk ka mundësi ti shpjegosh BE-se se u bënë zgjedhjet dhe gjërat do të bëhen kështu.
Me hyrjen tonë në BE, Europa bëhet sa Shqipëria dhe Shqipëria bëhet sa Europa”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb