TIRANË- Një nga vendet skeptike për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në ku parlamenti votoi kundër, Holanda, ka përgëzuar Shqipërinë pas vendimit të BE-së për çeljen e negociatave në vitin 2019.

Në një reagim në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada holandeze në Tiranë thotë se tashmë ka një udhërrëfyes të qartë për rrugëtimin deri në qershorin e ardhshëm. Holanda kërkon rezultate konkrete ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Dëshirojmë të përgëzojmë Shqipërinë për progresin dhe reformat e rëndësishme të arritura, të cilat janë njohur nga Këshilli Europian. Tashmë ka një udhërrëfyes të qartë për vijimin e rrugëtimit deri në qershor 2019. Ka ardhur koha për të arritur rezultate konkrete në të gjitha nivelet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për të ecur përpara në reformën në drejtësi. Holanda i qëndron qasjes së saj strikte dhe të drejtë dhe është e gatshme të bashkëpunojë edhe më tej me Shqipërinë në lidhje me këto reforma kyçe në periudhën që vijon”, shkruan ambasada holandeze.

holanda

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: