LUKSEMBURG

Pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët duket se nuk kanë gjetur dot një gjuhë të përbashkët për hapejn e negociatave, eurokomisioneri Johannes Hahan dhe ministrja për punët e Jashtme të Finlandës, Tytti Tuppurainen kanë dhënë detaje në një bashkëbisedim me gazetarët.

Por nëse BE nuk pranon të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, a rrezikojnë këto dy vende të përfshihen në krizë të thellë politike? Kjo pyetje e bërë nga ana e gazetarëve nuk kaloi pa përgjigje. Eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn tha se kjo mbyllje dere nga ana e Europës mund të krijojë dinamika të brendshme politike në Shqipëri, por edhe në Maqedoninë e Veriut.

Për eurokomisionerin Johannes Hahn, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut  kanë ndërmarrë reforma të dhimbshme dhe për këtë arsye meritojnë t’u hapet drita jeshile për çeljen e negociatave me BE-në.

Pyetja: Nëse nuk ka dritë të gjelbër këtë javë, a prisni krizë politike në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri??

Tytti Tuppurainen: Nuk do doja të fyeja vendet. Ne jemi në favor të hapjes së negociatave, prandaj duhet të  vazhdojmë me këtë perspektive   për të ardhmen dhe nuk do të doja gjithashtu n të spekuloja  për zhvillimet e mundshme në Ballkanit Perëndimor.  Do doja të përsëris se Europa duhet të reagojë ndaj Ballkanit, Maqedonia ka ndryshuar edhe emrin dhe ne e respektojmë këtë dhe Europa duhet të reagojë.

Johannes Hahn: Edhe unë nuk dua të spekuloj, por sigurisht që shpresoj që , siç e thashë se kam ende besim se liderët e BE do të reflektojnë për këtë vendim, nuk dua të spekuloj, por sigurisht, pjesë e këtij reflektimi të enjten duhet të kuptojmë se reformat e dhimbshme që vendet kanë ndërmarrë, le të themi ka edhe kredit politik për ata që ata kanë arritur t’i bëjnë ato, nëse vendimi do të jetë negativ për momentin, nuk mund të përjashtohet se mund të nxisë dinamika të brendshme, por unë dua t’i nxisë të gjithë që të jenë të angazhuar e të fokusuar e të mos dorëzohen. Unë e kuptoj shumë mirë se vendi im së bashku me Finlandë dhe në të njëjtën dhe  Suedia donin të bëheshin anëtarë, nuk ishte një rrugë e shtruar, por kishte problemet e veta. Ka një traditë që ato vendet që janë anëtare janë pak të pavendosur për të pranuar të tjerët, por është puna jonë për ta ndryshuar këtë perspektivë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: