Presidenti i Francës, Emmanuel Macron foli për mediat, ku tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres dhe kanë ndërmarrë reforma të guximshme, por sipas tij, kjo nuk mjafton për nisjen e bisedimeve me familjen e madhe të Bashkimit Europian.

“Patëm një temë për zgjerimin e BE, ishte një ndër temat kryesore. Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha. Të gjitha këto reforma në kuadër të emrit të vendit të tyre. Ne e pranojmë se është bërë progres, por i gjithë progresi i duhur nuk është ende, ka disa situata që nuk janë të kontrolluara. Ka probleme me imigrimin. Diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjithë mbi vizionin e Evropës. Në fakt BE  ka disa probleme të brendshme, por para se të ndodh procesi i zgjerimit, ka nevojë për reformim të brendshëm.

Duhet të finalizojmë reformat tona. Nëse ne do të vijojmë me reformën atëherë mund të vijojmë me procesin e zgjerimit, pasi nuk mjafton thjesht hapja e dyerve për këto vende. Duhet parë se ku qëndrojnë këto vende që kërkojnë të behën pjesë e BE. Duhet t’i shohim këto vende, që janë në proces. Duhet parë më tej se çfarë duhet të bëjmë me këtë axhendë. Procesi duhet parë i gjithi. Në momentin që ne do të hapim dyert, edhe ne mund të na fajësojnë në lidhje me këtë.

Duhet të riformojmë Evropën dhe na duhet një proces tjetër, na duhet besueshmëri dhe strategji dhe këto janë komentet e mia që doja t’i ndaja me ju. Mëngjesin e sotem patjetër që patëm një sesion pune dhe diskutuam mbi rigjenerimin e komisionit të ri”-tha Macron.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: