Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe zyrtari i kësaj partie Edmond Haxhinasto janë paraqitur ditën e sotme sërish në selinë e Partisë Demokratike.
Raportohet se negociatat mes PL dhe PD ende vijojnë, ndërsa pritet që sipas raportimeve të mëhershme partia e drejtuar nga Ilir Meta të marrë 4 deputetë në listën e sigurt.
Sakaq, afati për përmbylljen e dorëzimit të koalicioneve është mesnata e sotme, kur pritet që PD të dorëzojë edhe rezultatin përfundimtar të negociatave.
Vetë kryedemokrati Sali Berisha konifmroi sot se negociatat vijojnë dhe ato do të përmbyllen para afatit të mesnatës së sotme, ndërsa ka zbuluar se mes kërkesave të aleatëve kanë qenë edhe vende në listën e hapur të deputetëve për qarkun e Tiranës.
