Partia Demokratike vijon negociatat me partitë aleate për listat e kandidatëve të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka qenë edhe sot në Selinë e PD-së. Ndërkohë që priten edhe takime të tjera të drejtuesve të PD me partitë e koalicionit opozitar.

Gazetari Osman Stafa ka dhënë detaje nga negociatat mes PD-së dhe partive të tjera për koalicion në zgjedhje. Ai tha për News 24 se Partia e Lirisë ka pretendime për të pasur shumë deputetë në listat e sigurta të PD-së.

Osman Stafa: Tedi Blushi sapo ka arritur në selinë e PD. Negociatat mes PD dhe PL po vazhdojnë. Pretendimet e Partisë së Lirisë për të pasur deputetë në lista të sigurta janë të mëdha për PD-në, palët vijojnë negociatat. Këshilltarët e PD do kenë një deklaratë.

Janë shtuar 20 kandidatë të tjerë në primaret e PD, ku ndër të tjera është Xhemal Gjunkshi, duke e braktisur Bashën. Ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu Arjan Ndoji ka shpallur kandidaturën tashmë në primare.

Një ditë më parë, kreu i PAA, Agron Duka tha se forca e tij politike do të ketë një vend në listën e sigurt të Qarkut të Durrësit. Vende të sigurta në lista kërkojnë edhe Partia Republikane e PBDNJ.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: